Mjekët e Spitalit Infektiv janë në vijën e parë të frontit të luftës në një betejë me një virus që ka brenda të panjohurën dhe që është gjithashtu shumë i rrezikshëm, i kthyer tashmë në pandemi botërore.

Të veshur me maska e mjetet e tjera të duhura për këto raste, mjekët dhe infermierët e Infektivit kanë publikuar në rrjetet sociale një mesazh prekës për të gjithë qytetarët.

“Ju lutem mos na shihni çuditshëm. Jemi ne mjekët, infermierët dhe sanitarët që ju kemi shërbyer gjithmonë, vetëm uniforma ka ndryshuar. Jemi ne më të rrezikuar dhe janë familjet tona janë të rrezikuara. Ju lutemi mos dilni në rrugë. Së bashku do ja dalim”- shkruajnë në rrjetet sociale disa mjekë të Spitalit Infektiv.

Ja mesazhi i plote:

“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, te kthyer ne karantin tashme. Jemi ne infermieret, mjeket, sanitaret ato qe kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone.

Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe te gjithe ju s’do e kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithe, ne rrezik eshte dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim ! Se ne të gjithe bashke ja dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendosh e mir nga ky mision ! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete !Ju lutem ju qendroni ne shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem per stafin tim , per Kliniken e pare te spitalit infektivit !”

ImageImageImageImage

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu