Prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë në Tiranë Sofia Filipidhu.

Në këtë takim ambasadorja greke shoqërohej nga konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër Lambros Kakissis dhe këshilltarja e parë e saj Valia Pentarvani.
Prefekti i Qarkut ka falenderuar fillimisht ambasadoren dhe konsullin e Përgjithshëm për përkrahjen dhe solidariterin e treguar nga qeveria greke gjate situatës se krijuar pas tërmeti i fuqishëm që goditi qarqet Durrës dhe Tirane më 26 nëntor 2019.
Ndër të tjera zoti Aliaj permendi punën e bërë nga komisionet ndërshtetërore dypalëshe për kërkimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941.
Zoti Aliaj u shpreh për një bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët me Konsullatën e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër si dhe me Prefekturën e Rajonit të Epirit në Janinë duke ndikuar pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Nga ana e saj ambasadorja greke Filipidhu u shpreh e kënaqur ndaj angazhimit të institucionit të Prefektit dhe ofroi gatishmërinë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe mbështetje të plotë nga pala greke në fusha të ndryshme dhe në interes të komunitetit të qarkut Gjirokastër dhe në veçanti të minoritetit grek në këtë qark.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu