Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim është takuar sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në një njoftim për mediat, Ambasada e SHBA njofton se Kim ka nxitur kryeprokurorin dhe prokurorët e tjerë që të përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë.

Ambasadorja premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. “Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu