Ambasada greke njoftoi se masat kufizuese për per personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor.
Lajmi është publikuar në profilin e ambasadës në Fb:
Njoftim:
Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021 (Vendim Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 33508 – ΦΕΚ Β’ Αρ. 2234/29.05.2021).
“Më datë 29 maj, në Fletoren Zyrtare të Qeverisë Greke u publikua Vendimi i Përbashkët Ministror Nr. Δ1 α / Γ.Π.οικ. 33508/2021/ Gazeta e Qeverisë 2234 / Β / 29-5-2021.
Kushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e koronavirusit COVID-19.