Nje autoveture ka dale nga rruga dhe eshte permbysur duke shkaktuar lendimin e lehte te drejtueses se automjetit. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ne aksin Gjirokaster-Tepelene ne afersi te ktheses per ne fshatin Luzat 5 km ne jug te qytetit te Teoelenes, ku autovetura tip Ford me targa AA750KG, ka humbur kontrollin dhe pasi ka bere dy salto ne rruge ka perfunduar permbys.

Ne autoveture pervec drejtueses se makines, qe ishte nje vajze 30 vjece me iniciale S.M nuk kishte asnje pasagjer. Drejtuesja e mjetit eshte lenduar dhe cuar menjehere ne spital per trajtim te metejshem mjekesor.

Grupi i hetimit po shkon ne vendngjarje per te zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu