Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë – Fier në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 42-vjeçari me iniciale K.H, me banim në Tiranë i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Personi tjetër i përfshirë në aksident është shtetasi D. M.,26 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në áksin rrugor Lushnjë – Fier, janë pèrplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu