Pas zhdukjes së 19 vjeçares shqiptare Artemis Vasili, të premten e kësaj javë në Greqi, kanë dalë në dritë të tjera pamje.

Në mediat greke janë publikuar disa foto që tregojnë vendodhjen e fundit të Vasilis. Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, shihet që e reja është parë për herë të fundit në një stacion autobuzi.

Pas kqyrjes së videos së regjitruar nga siguria, shihet se Vasili zhduket pas disa minutash dhe nuk arrihet të filmohet nga kamerat. Ajo që të bën përshtypje, është se në vendin ku ë shtë filmuar vajza nuk ka pasur njerëz apo makinë. Artemis Vasilis është një vajzë e moshës 19 vjeçare dhe në ditën kur u zhduk ajo ishte nisur për një intervistë pune, por më pas nuk është kthyer në shtëpi pranë familjes së saj.

Denoncimi i rastit u krye nga familjarët, ndërsa kanë deklaruar se atë ditë vajza kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Ajo që dihet deri tani është se vajza ka pasur një lidhje me një 24-vjeçar, por i ati është shprehur se e bija u kishte thënë se lidhja me atë djal ka përfunduar. Babi i Vasilis e përshkruan të bijën si një vajzë të urtë dhe pa probleme, dhe se nuk kishte asnjë arsye të largohej nga shtëpia dhe se jeta në familjen e tyre ishte në harmoni. Ai i bën apel kujtdo di diçka për të, madje edhe vetë se bijës nëse ka ikur me dashje, të telefonojë, mjafton të thotë se është mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu