Policia në Selanik të Greqisë ka filluar një hetim për zhdukjen e një vajze 10-vjeçare, nëna e së cilës pretendon se mund të jetë rrëmbyer gjatë kthimit të saj nga shkolla në Toumba të enjten.

Nëna e Markella Verami i tha Antenna TV të premten në mëngjes se një nxënës i shkollës tregoi se vajza 10-vjeçare ishte me një grua, që e thirri në emër kur fëmijët po dilnin nga shkolla rreth orës 1.30 të enjten. Gruaja thuhet se e thërriste Markella, me emrin e saj.

Autoritetet greke kanë lëshuar gjithashtu një ‘Amber Alert’ duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të dhënë informacion mbi lëvizjet e 10-vjeçares, e cila kishte veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, dhe mbante një çantë të lehtë blu të çelur me lule në kohën kur u zhduk.

Markella (Μαρκeλλας Βερaμη) ka flokë të gjatë kafe, është 1.50 metra i gjatë dhe peshon 46 kilogram, njofton “Amber Alert” dhe organizata për fëmijët e humbur.

Gjithkush që ka informacion e mund të ndihmojë hetuesit në Greqi, kërkohet që të telefonojë numrin e urgjencës së policisë 100 ose 11600 në linjën telefonike për fëmijët e zhdukur.

1 / 1

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu