Sot në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë. Për ketë ndeshje, trajneri i Kombetares, Edy Reja ka bërë 4 ndryshime të rendesishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë. Elseid Hysaj do te mundoje kete ndeshje pasi eshte zbuluar se eshte prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonave, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

PËRFITIMET

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu