Përmes një njoftimi zyrtar, “Air Albania” bën me dijeni se sa u takon fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar.

Bëhet fjalë për shtetasit italianë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit e huaj (EU, Schengen, UK, Norvegji, Islandë dhe Zvicra) me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë tranzit në Itali, por që duhet të kenë blerë biletën e fluturimit deri në destinacionin final.

Për sa i përket fluturimeve nga Italia drejt Shqipërisë, sipas dekretit të fundit në fuqi të shtetit italian, për shkak të situatës Covid-19, udhëtimet për turizëm nuk lejohen, por vetëm për arsye pune ose për vizita mjekësore.

Për sa i përket karantinës është e detyrueshme, kur të ktheheni në Itali do të duhet të bëni 14 ditë karantinë në banesën tuaj. Për informacione të mëtejshme, Air Albania ju fton të kontaktoni shërbimin ndaj klientit, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7 në nr e kontaktit: +355 42 24 6000.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu