Kryebashkiaken e Delvinës, zonjën Majlinda Qilimi, e gjetëm në zyrën e saj me stafin që drejton Bashkinë e Delvinës.

Ndërpreu mbledhjen dhe na priti me mirënjohje dhe etikë të një zyrtareje të kulturuar e të arsimuar. Një portret që të lë përshtypjen e një njeriu të thjeshtë, një njeriu që do të bëjë shumë po aq i ka mundësitë, një njeriu që do ti shërbejë qytetarit dhe jo emrit të saj, pasi emrin e ka lënë si mësuese e letërsisë tek brezat që ka mësuar.

Me thjeshtësinë e saj ajo ju përgjigj pyetjeve tona me korrektësi dhe tepër trasparente duke nënvizuar se ka kapërcyer tanimë ngërçin financiar të trashëguar dhe bashkia vijon punën normalisht dhe do të vijojë si e tillë në shërbim të qytetarit dhe qytetit.

Ja biseda e shkurtër dhe e qartë që zhvilloi gazetari Agron Mema me kryebashkiaken e Delvinës.

Zonja kryetare në rradhë të parë suksese. Pas tre muajsh në detyrë, si është situata në bashkinë e Delvinës?

Faleminderit për interesimin që tregoni ndaj bashkisë sonë, mbarvajtjes dhe problematikave që hasim. Jam tre muaj në detyrën e kryebashkiakes dhe kemi pasur jo pak probleme, sidomos me financat, kjo e trashëguar, por edhe si bashki jo se kemi shumë burime në bledhjen e të ardhurave. Por i kemi përdorur të gjitha mundësitë tona dhe sot ecim të sigurt. Kemi bërë investime në infrastrukturën rrugore rurale dhe ndërhyrje në akset më të dëmtuara , sidomos tani nga moti i keq që shoqëron ditët e fundit rajonin tonë, kemi ndërhyrë në infrastrukturën shkollore në të gjitha objektet, pa harruar emergjencat që shfaqen herë pas here , siç e nënvizova më lart, por edhe në shërbim të jetës së qytetarit kur është parë e nevojshme ndërhyrja jonë nga mos mundësia e mjeteve siptalore. Është kohë e shkurtër dhe themi se kemi bërë shumë, se kaq kemi dhe mundësitë. Dhe këto i kemi parë si aspekte që lidhen me veprimtarinë e pushtetit vendor duke i parë me specialistët tanë si çështje të diskutueshme që thithin propozime për zgjidhje, se problematikat janë të shumta e të mëdha , ndërkohë që mundësitë janë të kufizuara, por jemi përpjekur ti përballojmë. Ekspertët tanë po punojnë për gjetjen e zgjidhjeve të komunitetit, sidomos ato në fushën sociale, bazuar mbi të drejtën administrative të legjislacionit të pushtetit vendor, kjo dhe në kuadër të decentralizimit. Në fushën e mardhënieve me publikun, ku problematika është më e madhe si pasojë e ngarkesës së kërkesave që shpesh nuk janë edhe kompetenca jonë, por jemi munduar ti ndreqim me akte administrative individuale që këto akte të jenë të qëndrueshme dhe jo në paqëndrueshmëri.

Zonja kryetare ka shumë ankesa nga qytetarët?

Po, se të tilla janë hallet e këtij qyteti dhe gjithë teritorit të bashkisë sonë. Por neve ankimet i kemi parë me syrin e të drejtës qytetare dhe si një mjet juridik i rëndësishëm për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individit dhe subjekteve të tjerë të së drejtës. Jemi përpjekur ti zgjidhim, por siç parathashë problemet janë të shumta e koha që drejtoj është e pakët.

Përflitet se administrata ka muaj që nuk paguhet. Si qëndron e vërteta?

Aspak e vërtetë. Janë abuzime mbi realitetin. Sot që flet me mua, administrata ka marrë rrogën e muajit tetor, gjithashtu të paguara siguret shoqërore dhe tatimet. Kemi patur disa vonesa kohë më parë si rezultat i gropës financiare të trashëguar, por dua të nënvizoj se edhe kur janë vonuar pagat, sigurimet shoqërore të punonjësve janë paguar rregullisht. Ndërsa sot nuk mungon asnjë ditë e pa paguar. Kjo u mundësua me thithjen dhe grumbullimin e gjithë taksave të prapambetura, këto të trashëguara dhe kemi një rritje rreth 20% të grumbullim të tatim-taksave. Ndërkohë që vijojmë të zbatojmë edhe projekte si krijimi i një parku shlodhës tek ish regjimenti dhe njëkohësisht edhe ndërtimi i objekteve strehimi për të pastrehët duke siguruar për ta edhe një kredi në bashkëpunim me Entin e Banesave. Do të vijojmë të punojmë…

Faleminderit!

Intervistoi Agron MEMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu