Emerohet shefi i ri i Sektorit te Pyje-Kullotave ne Bashkine e Gjirokastres.

Adriatik Onjea, ka marre besimin e kryebashkiakut Flamur Golemi per te qene ne krye te ketij sektori kaq delikat dhe mjaft te rendesishem. Ka qene nje piketim nga ana e strukturave vendore te PS ne Gjirokaster dhe te vete kryebashkiakut Golemi, perzgjedhja e Adriatik Onjeas per te qene drejtues i Sektorit te Pyje-Kullotave ne Gjirokaster.

Kjo duke marre parasysh edhe kontributin mjaft te vyer qe ka dhene Adriatik Onjea ne menaxhimin e sektorit te Sherbimeve ne Drejtorine Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor post qe e mbante deri para nje jave.

Per Jugulajm.net zoti Onjea ka shprehur konsideraten ndaj kryebashkiakut Flamur Golemi qe i besoi nje detyre te tille dhe premton se do te jete teresisht i perkushtuar ne drejtimin sa me rigoroz te ketij sektori te rendesishem.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu