Pas votimit të qeverisë nga deputetët e kuvendit, Albin Kurti, si kryeministri më i ri i Kosovës, iu është drejtuar qytetarëve me një fjalim nga foltorja e kuvendit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar rruga e ndryshimit që siç u shpreh ai, që të gjithë e kanë dëshiruar.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin e juve sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë e kemi dëshiruar”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Sipas Kurtit, tashmë ka përfunduar epoka kur interesi personal është vënë mbi atë shtetëror.

“Kosova ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit ka përfunduar”,  u shpreh ai.

Gjithashtu kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se synimi kryesor i qeverisë së tij dhe i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO si dhe vazhdimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne bashkërisht synojmë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, tha Kurti, duke shtuar se partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu