Trafik municionesh drejt Greqise.
Sekuestrohen 29 fisheke dhe automjeti qe ishte nisur drejt shtetit fqinj, pranga trafikantit.
Kane qene shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, te cilat zbuluan në dalje të vendit sasine e municioneve gjate kontrollit te mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.
Si rezultat u gjetën 49 fishekë luftarak të kalibrit 9 mm tek një çantë dore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.
Në përfundim të vepimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policine Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale te trafikimit te armëve dhe municionit.