Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike ka përmbyllur përzgjedhje e kandidatëve për deputetë teksa do i dorëzojë Kryesisë 326 emra, propozime të degëve lokale.

Kjo ishte faza tre e seleksionimit, pas votimit nga anëtarësia dhe dy shqyrtimeve nga Komisioni i Vlerësimit në PD i përbërë nga Genc Ruli, Enriketa Papa, Mark Marku dhe Besnik Mustafaj.

Tashmë vendimtare do të jetë vota e Kryesisë së PD që do të zgjedhë 140 kandidatët finalë.

Mësohet se janë të paktën deri më tani 80% e kandidatëve janë nga lista me 326 emra të Komisionit të Vlerësimit, kurse Kryesia dhe kryetari kanë tashmë të drejtën e propozimit të 20% të emrave për kandidatë.

Në fund, Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu