Nga Dritan Kaba

Tek filmi i Edit kane filluar t’i çojne me organizim nga qendrat e punes, si dikur tek filmat kineze!
Kush nuk tregon bileten te nesermen e ka pisk punen e punes! Ditet e ardhshme fillojne shkollat me “vullnetin” e nxenesve te apasionuar me kinematografine boterore! Ndersa organizatat e PS kane marre udhezim me qarkullim te brendshem nga sekretari i pergjithshem Balla, te shkojne ta shohin te organizuar dhe me pas te bejne mbledhjen me teme: “Si eshte demaskuar armiku dhe roli i kryetarit ne kinematografi”. Me pas do zhvillohet edhe nje mbledhje tjeter me teme: “Ndikimi i figures se Kryetarit ne kulturen shqiptare”.

Nderkohe do te behet edhe nje peticion nga intelektuale te pavarur nga opozita, te mbeshtetur nga Akademia e Gjinos, qe do i propozojne te gjithe festivale nderkombetare dhe akadamive te filmit te propozojne Edin per çmimin e pare per rol dytesor duke filluar nga Oscar,, kete e mertion! Duke vazhduar me Palmen e Arte,edhe ne fakt ky i shkon tamam se ashtu ishin edhe palmat e autostrades dhe eshte mesuar me palma te arta. Me pas edhe çmimet e tjera. Keto çmimet na duhet qe Edi te mbaje fjalime dhe te dale ne fotografi, qe t’i kete kuntim. Me pas do hapi edhe nje ekspozite tek holli i Kryemiistrise. Ndersa Ornela Vorpsi do beje nje liber kushtuar habitjes, qe lideri ka bere kudo ne kryeqytetet evropiane.
P.S. Biletat asgjesohen nga drejtuesi dhe nuk qarkullohet dore me dore, se ja kane marre doren mashtrimit me ato votat e 30 qershorit duke ia çuar njeri tjetrit me whatsapp dhe i dolen ne kuti 30% te pavlefshme. U desh nje pune titanike prej dy muajsh te mbusheshin kutite dhe te rregulloheahin votat.
Nuk kane kohe te humbin se kane pune te tjera, si PPP, tenderat pa gare dhe me negocim. Nuk ka njeri kohe te tepert!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu