Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese duke lënë të plagosur dy persona, nënën dhe djalin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Libofshë të Fierit, rreth orës 17:30.

Të plagosur lehtë kanë mbetur M.Z. dhe nëna e tij, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa dëmet materiale nuk llogariten të mëdha. Policia ka nisur hetime në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu