Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier. Sipas policisë një automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32  ka dalë nga rruga vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga”-njofton policia.