Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sot në Fier. Ahmet Toska, 50 vjeç, punonjës i një karburanti në qytet, është ekzekutuar para shtëpisë së tij, në lagjen “Sheq i Madh”.

50-vjeçari ishte me bashkëshorten, duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar për vdekje. Banorët e zonës dëshmojnë se janë vendosur në dijeni të vrasjes pas ulërimave të gruas. “Ma vranë”, mësohet të ketë thënë ajo.

 

 

Viktima ishte duke përcjellë të shoqen për në punë, ashtu si  çdo ditë, kur një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë.

Teksa rrethanat mbeten të paqarta, viktima figuron pa precedent penal.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu