Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës kandidat për tu pranuar në REGJISTRIN E PRAKTIKAVE MË TË MIRA TË RUAJTJES SË TRASHËGIMISË JOMATERIALE, UNESCO

Si sot, më 11 tetor 1968 u çel në qytetin tonë edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës-FFK, festival i cili, prej atëhere shenjohet të jetë një aktivitet unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

Pas pothuajse gjysmë shekulli dhe 10 edicioneve të organizimit të tij: 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995-Berat, 2000, 2005, 2009, 2015 dhe në pritje të edicionit të rradhës më 2020, me nismë dhe propozim të Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë ODEA dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave, Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Arkivit Shtetëror të Filmit, pushtetit vendor në Gjirokastër, Akademisë së Studimeve Albanologjike-ASA etj, u përgatit dhe u depozitua praktika përkatëse për regjistrimin e FFKGJ në rregjistrin e praktikave me te mira te UNESCO-s per mbrojtjen e trashegimise jometariale.

Në këtë regjistër botëror pranohen aktivitete dhe organizime nga vende të ndryshme të cilat dëshmojnë se kanë shërbyer për një kohë të gjatë si faktorë esencialë në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Tashmë dosja konsiderohet e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO-s në Paris. Dosja përmban Formularin e Aplikimit, Filmin Dokumentar 10 min kushtuar FFKGJ, 10 fotografi si dhe mbështetjen me shkrim të institucioneve, personaliteteve të vendit dhe të huaja dhe të komunitetit nga e gjithë Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu