Viti 2020 ishte viti më i vështirë për të gjithë ne! Ndërsa muaj të tërë bota qëndroi në karantinë, shumë njerëz u ndanë nga të afërmit e tyre për një kohë të gjatë për të shmangurn përhapjen e virust COVID-19.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në mesazhin e tij të publikuar dje në mbrëmje tha se në këtë periudhë pandemie, miliona persona kanë bërë sakrifica që të thyejnë zemrën duke hequr dorë për të parë të afërmit e tyre për Krishtlindje.

Qindra miliona njerëz bëjnë sakrifica që të thyejnë zemrën duke mos u bashkuar me familjet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë transmetimin e virusit,  ndërsa të tjerët do të ulen në një tryezë ku do të mungojë fytyra familjare e një të afërmi të larguar nga jeta si pasojë e koronavirusit. Në të gjithë botën, gjatë këtij viti të tmerrshëm, ne kemi parë sakrificat e bëra nga kaq shumë njerëz për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Ne nuk duhet t’i hedhim poshtë këto sakrifica”,  tha kreu i OBSH-së.

Ai tha se shpreson se vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë më në fund nga kjo tragjedi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu