Fermerët e zonës së Myzeqesë janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, teksa brenda ka seancë maratonë për diskutimin dhe miratimin e buxhetit për vitin 2022. Të gjithë fermerët e mbledhur sot para Kuvendit kundërshtojnë paketën e re fiskale dhe janë takuar kryeministrin Edi Rama në një prej sallave.

Teksa ata protestonin pranë tyre ka shkuar kryeministri Edi Rama, i cili teksa hynte në seancë ka vendosur që para të takohej me ta, duke marrë disa prej tyre për të dëgjuar problemet dhe kërkesat e tyre. Pas më shumë se 30 minutash takimi me të, fermerët kanë dalë me premtimin se do të takohen sërish me ekspertë të fushës për të rishikuar çështjen e tyre. Ndërkohë që po ashtu sipas tyre, kreu i qeverisë Edi Rama u kishte dhënë të drejtë, duke u shprehur se ishte informuar ndryshe.

Po ashtu, gjatë fjalës së tyre, të gjithë fermerët kanë ngritur shqetësimin edhe për nismën “Open Ballkan”, ndërsa pretendojnë se Serbia po mbizotëron në treg, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë. Gjithasht ndërsa të gjithëve u janë premtuar ndryshime në takimin me ekspertët, fermerët kanë paralajmëruar protesta të tjera. Kësaj herë në vendet e tyre bashkë me të gjitha mjetet e tyre bujqësore.

Por çfarë kërkojnë fermerët? Pse protestojnë?

Kërkesat e fermerëve:

1- Të subvencionet direkt fermeri jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore.

2-Eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike.

3- Barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes.

4- Masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet.

5-Qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kushdo.

6- Të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu