Ndërsa rastet e lisë së majmunëve vazhdojnë të rriten në SHBA, një zyrtar i lartë shëndetësor po thekson se shpërthimi duhet të trajtohet në një mënyrë më rigoroze.

Kjo është diçka që patjetër duhet ta marrim seriozisht. Ne nuk e dimë ende shtrirjen dhe potencialin e saj, por duhet të veprojmë sikur do të ketë aftësinë për t’u përhapur shumë më gjerë se sa po përhapet tani,” i tha Dr. Anthony Fauci CNN të shtunën.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Lija e majmunëve është zbuluar në pjesën më të madhe të SHBA-së, me përjashtim të një grushti shtetesh.

Shtetet me më shumë raste përfshijnë Nju Jorkun, Kaliforninë, Ilinoisin dhe Florida.

Të dhënat më të fundit tregojnë se CDC ka gjurmuar të paktën 1,814 raste të mundshme ose të konfirmuara në SHBA, që nga e Premtja.

Fauci, i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, tha se këta numra janë “me shumë gjasa një numër i vogël”.

Virusi në përgjithësi shkakton lezione të ngjashme me puçrrat ose flluska dhe simptoma të ngjashme me gripin, si ethet, shpjegoi CDC.