Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në konferencën e sotme për tërmetin e 26 nëntorit u shpreh se fatura e dëmeve nga tërmeti është e madhe, por tha se ky dokument do të diskutohet me ndërkombëtarët.

Mekanizimi i mbrojtjes civile, arritëm që të jepnim ndihmën tonë, mbështetjen tonë. Kjo patjetër që na bën krenarë si Bashkim Europian për atë që arritëm që të vinim në ndihmë shqiptarëve. U bë një vlerësim i plotë i nevojave. Tani është faza e tretë rindërtimi. Ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se çfarë fondesh do të ishin. Nevojat janë mjaft të mëdha, deri në shifrën 1 miliard Euro. Konferenca e donatorëve do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende” tha Soreca.

Qeveria ka bërë publike shifrën e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në konferecë ministri fuqiplotë Bledi Çuçi deklaroi se dëmi i tërmetit tragjik është  985.74906 euro. Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu