Nga Dritan Kaba

Shqiperia mori vleren e plote te demeve nga termeti. Nese administrimin e ben vete qeveria e Rilindjes keto fonda nuk do dalin as per Thumanen, nese tenderat e rindertimit behen nga BE, atehere çdo i demtuar do marre vleren e plote te demit te shkaktuar. BE arriti te ndertoje bypass-in e Vlores me 600 mije euro kilometri, ne nje rruge qe me pare nuk ka ekzistuar, dmth pa shtrat pa asnje investim te meparshem, dhe Rilindja tenderoi me PPP, nje zgjerim rruge me 5 milion euro kilometrin. Keshtu me kete “llogari rilindase nuk kane si te dali ndihma bujare qe dhane shtetet e BE. Vlera e demeve sipas “specialistave” te Rilindjes arrin ne 1 miliard euro.

Te njejten diference qe kane dy tenderat ai i bypass-it te Vlores, qe eshte rruge shume here me e veshtire se zgjerimi i rruges Orikum-Dukat, ate shumefish ka edhe paraqitja e demeve nga rilindasit. Plot 9 here me te larte, se çfare eshte realja!
Shifra 1 miliard eshte e barabarte me 1 miliard genjeshtra.
Faleminderit BE, qe shqiptaret e demtuar nga termeti nuk do ngelen pa shtepi!
P.S. Ju lutem ejani dhe i menazhoni ju parate e dhena, ndryshe ato nuk do dalin as per nje kolibe qeni.
Ejani ju dhe zhvillojini tenderat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu