Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të dhënë fakte të reja mbi grushtin e shtetit.
Presidenti ka publikuar sot disa mashtrime që janë bërë nga ana e parlamentit të Shqipërisë për konsultimet që ky i fundit pretendon se i kishte bërë për ligje dhe akte e në fakt nuk i ka bërë, lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Meta ka cituar disa institucione, duke filluar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit deri tek Këshilli i Lartë Gjyqësor, që kanë thënë se nuk u është kërkuar mendim.
Qëndra Respublica thotë se nuk ka marrë pjesë në konsultim dhe nuk ka dërguar asnjë opinion lidhru em draftin, një gënjeshtër tjetër kjo nga ana e Kuvendit, që thotë të kundërtën.
Edhe Fondacioni Soros po ashtu.
Pra, Komisioni i Ligjeve, në raportin që i ka servirur seancës plenare, i ka paraqitur një raport të gënjeshtërt Komisionit të Venecias.
“Ky sekt kriminal është krijuar për të krijuar përshtypjen e gënjeshtërt në publik se për krijimin e organeve kushtetuese ka marrë mendimin e institucioneve,” theksoi Meta.