Falsifikatori i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Helidon Jorgo Gjikoka, “mik punësh të zeza” me dhëndrin e gjyqtarit Gramoz Levanaj, që e njoftoi të arratisej 1 jave para arrestimit. Skenari i vjedhjes së pronës, u realizua nga shefi i Juridik i Hipotekës, Vezir Gjikoka, djalë xhaxhai i grabitësit, shefi i sektorit të ALUIZNI, Adiseldo Rrapaj me precedentë penal për vrasje dhe Drejtori e ALUIZNI Vlorë, Adrian Musta, i cili 1 vit më parë dha dorëheqje

Grabitja e kompleksit turistik “Ambla-Dhërmi” pronë e shtetasit Ilir Koka, bërë nga trafikanti Helidon Jorgo Gjikoka dhe dhënia në pronësi me legalizim nga ALUIZNI e regjistrimi nga Hipoteka-Vlorë; është skemë e urdhëruar nga Artan Lame dhe zbatuar nga vartësit e tij, në “gropën e zezë” të quajtur Kadastra-Vlorë.

Redaksia “Pamfleti” disponon dhe po publikon sot, dokumentet e Bashkisë-Himarë, të Kadastrës-Vlorë e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI; që provojnë gjithë zinxhirin e grabitjes së kësaj pasurie 1353 m2 truall e 451 m2 objekte buzë detit.

Ja faktet zyrtare, që provojnë vjedhjen e pronës me falsifikim nga Helidon Gjika dhe nga zyrat e ALUIZNI-Hipoteka Vlorë e certifikuar nga Artan Lame:

– Resorti “Ambla-Dhërmi”, është ndërtuar me financime personale nga shtetasi Ilia Koka, në bazë të Leje-Ndërtimi Nr. 69, datë 16.12.2010, dhënë nga Bashkia Himarë, me firmë të kryetarit të KRRT e kryetar Bashkie, Vasillaq Bollano dhe Nikolla Capi, Sekretar i KRRT.

– Pas ndërtimit më 27 gusht 2012, shtetasi Ilia Koka, ia dha resortin me qira përdorimi me kontratë noteriale, shtetasit Helidon Gjikoka; ku përcaktohej se pronar i vetëm i pasurisë ishte Ilia Koka dhe nuk mund të bëhej asnjë lloj procedure tjetërsimi prone nga qira-marrësi.

– Në muajin shtator 2018, pronari Ilia Koka, njoftohet konfidencialisht nga zyrtarë të ALUIZNI Vlorë, se në datën 20.06.2018, pronësia dhe leja e legalizimit të resort “Ambla-Dhërmi” me sipërfaqe 1353 m2 truall e 451 m2 objekte; i ishte dhënë qiramarrësit Helidon Gjikoka, me të drejtë hipotekimi të përshpejtuar, urdhëruar nga Artan Lame.

Dosja e legalizimit të resortit me letra false në ALUIZNI-Vlorë, u përgatit dhe u paraqit për miratim, nga shefi i sektorit të ALUIZNI, Adiseldo Rrapaj dhe u miratua nga Drejtori i ALUIZNI-Vlorë, Adrian Musta.

Me urdhër të Artan Lames, pas miratimit nga banda e ALUIZNI-Vlorë; dosja e grabitjes së resortit “Ambla Dhërmi” me letra false; në datën 28.01.2019, me Nr. 84 Regjistri Hipoteke, iu dha në pronësi falsifikatorit Helidon Jorgo Gjikoka; firmosur nga drejtori Juridik i Kadastrës-Vlorë, Vezir Gjikoka, djalë xhaxhai Helidon Gjikokës(edhe ky i dënuar) dhe nga Koldian Troci, Drejtori i Hipotekës-Vlorë.

Pas denoncimit të pronarit faktit-legjitim, Ilia Koka, prokuroria e Vlorës nisi hetimet; të cilat i pushoi në favor të grabitësit Helidon Gjikoka në bashveprim me gjykatën.

Për këtë shkak, pronari Ilia Koka e çoi dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, ku cikli u mbull me të pandehur Helidon Gjikokën dhe zyrtarët e Kadastrës-Vlorë, që certifikuan vjedhjen.

Ndërsa kërkesë-ankesa e bërë tek Artan Lame, për pavlefshmëri absolute të lejes së legalizimit dhe hipotekimit; nuk u përfill fare prej tij, duke i dhënë të drejtë grabitësit Helidon Gjikoka.

Gjyqtari i Apelit-Tiranë, Gramoz Levanaj, njoftoi paraprakisht Helidon Gjikokën, të arratisej sepse ndaj tij ishte vendosur masë arresti me burg

Referuar vendimit në Dhomë Këshillimt të Gjykatës së Apelit-Tiranë, në datën 13.10.2020, Zv/kryetari i Gjykatës së Apelit, Ridvan Hado, shpalli datën 19.10.2020, ora 10:00, për seancë penale “Masë sigurimi arrest me burg”, për biznesmen-trafikantin Helidon Gjikoka, që kaloi në pronësi të tij me falsifikime, resortin “Ambla Dhërmi”.

Por kryesuesi i seancës, gjyqtari Gramoz Riza Levanaj, ditën e hedhjes së shortit 13.10.2020, njoftoi Helidon Gjikokën (mik i dhëndrit të tij), se trupa e Dhomës së Këshllimit, kishte vendosur arrestimin e tij.

Sot më 26 tetor 2020, Prokuroria e Apelit-Tiranë, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, Helidon Jorgo Gjikokën; i cili pas njoftimit paraprak nga gjyqtari xhambaz Gramoz Riza Levanaj, i ka shpëtuar arrestimit; dhe sipas sistemit “TIMS”, ai është në Angli, ku ka bazat e tij të drogës e prostitucionit.

Pyetja është kjo: – Përse nuk po çohen në pranga, gjyqtari Gramoz Levanaj, që e njoftoi të arratisej; dhe banda e zyrtarëve të Kadastrës-Vlorë, që realizuan këtë grabitje resorti në favor falsifikatorit Helidon Gjikoka? (Burimi: Pamfleti)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu