Në kulmin e kritikave botërore dhe ndërsa Kongresi dhe Senati Amerikan po e hetojnë gjerësisht me komisione hetimore, Facebook po përdor një taktikë ribrandimi.

Duke nisur nga data 28 tetor 2021 Facebook nuk do të mbajë më këtë emër, raporton Reuters.

Gjiganti i mediave sociale po planifikon të rindërtohet javën e ardhshme “për të reflektuar fokusin e tij në ndërtimin e metaverse”, siç raportohet sot edhe nga The Verge.

Më 28 tetor, në konferencën e Comnect, Mark Zuckerberg do të mbajë një fjalim ku pritet të shpallë emrin e ri dhe filozofinë e re të rrjetit që deri pak vite më parë ishte rrjeti më i madh social në botë.

Por rrjete të tjera sociale si Tiktok e kanë mposhtur duke pasur më shumë ndjekës dhe më shumë përdorues dhe interaktivitet.

Mediat ndërkombëtare njoftuan se ndryshimi i emrit mund të bëhet edhe më herët se 28 tetori. Megjithatë zyrtarisht nuk jepet hollësi.

Sakaq ka dalë dhe emri i ri i mundshëm që pritet të mbajë ky rrjet social, ai lidhet me Horizon, një lojë VR në internet e papublikuar më parë nga Facebook.

Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg dhe Eduardo Saverin në 2004, fillimisht si rrjet social ekskluzivisht për universitetin Harvard ku shkolloheshin. Por më pas u përhap në gjithë botën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu