Edicioni i 65-të i festivalit muzikor Eurovision i cili ishte planifikuar të zhvillohej në datat 12-16 maj në Hollandë është anuluar. Vendimi vjen për shkak të situatës së krijuar prej përhapjes së virusit vdekjeprurës në mbarë botën. Unioni Evropian i Transmetimeve, i cili organizon veprimtarinë e përvitshme, tha se po anulonte Eurovision 2020, per shkak te situates qe po kalojme.

Eurovision 2020 ishte planifikuar të zhvillohej në Roterdam të Holandës, nga 12 deri në 16 maj, pas fitores së vendit në të parë në konkursin e 2019 në Tel Aviv, Izrael, me këngën “Arcade” të realizuar nga Duncan Laurence. Do të kishte qenë festivali i 65-të i këngës në Eurovizion dhe hera e pestë që Hollanda organizon ngjarjen, ku e fundit kishte ndodhur në 1980.

Njoftimi është bërë publik nga Eurovision Song Contest përmes një postimi në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu