Shqipëria mbylli një javë të nxehtë më shifra të larta të infektuarish nga koronavirusi i ri. Po ashtu edhe viktimat kanë ardhur duke u shtuar.

Sipas EuroNews, ishte menduar se Europa po dilte nga situata e vështirë, por rastet po shtohen në kontinentin e vjetër.

Rrjeti televiziv evropian shkruan se koha e mirë ka bërë që njerëzit të vërshojnë jashtë në turma.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se rreziku është akoma serioz.

Në mbarë botën janë regjistruar 10 milionë raste me koronavirus. Sipas EuroNews, OBSH ka paralajmëruar se janë disa vende në Europë që përbëjnë shqetësim.

Mes tyre janë Shqipëria, Armenia, Bosnja, Kosova, Moldavia, Maqedonia e veriut, Suedia, Ukraina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu