Një paralajmërim i fortë vjen në prag të miratimit nga qeveria të nismave antishpifje, të cilat sipas ekspertëve do të minojnë lirinë e medias.

Këtë herë është eurodeputeti David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian.

Sipas tij, nismat e Edi Ramës do të kërcënojnë integrimin e Shqipërisë dhe kryesimin e OSBE-së.

Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur,” shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu