Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian në diskutimete tij për situatën aktuale në Shqipëri ka folur edhe për shitblerjen e votës.

Eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Dibrës dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Lufta kundër krímit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu