Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale, ç’ka ka detyruar Kryetaren e këtij komisioni Grida Duma, të mbyllë mbledhjen para kohe.

Shkak është bërë fakti që ministrja Bora Muzhaqi, nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen.

Ja debati:

Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në vitin 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?

Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do më pyesnit sot për këtë.

Duma: Si e bëni ju buxhetin. Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.

Muzhaqi: Jo, nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.

Duma: Nuk e dhatë shifrën.

Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.

Duma: Jo, nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.

Metaj: Ju po flisni pa etikë (i drejtohet Dumës).

Duma: Mbylleni komisionin.

Vokshi: Ministrja nuk mund të vijë aty dhe të përgjigjet ashtu.