Futbolli afrikan dhuron shpeshherë çudira. Në ligën e tretë në Afrikën e Jugut, ndeshja mes Matyasi dhe Nsami Birds përfundoi 59-1.

Vendasit e Matyasi duhet të fitonin me golavarazh +18 gola për t’u ngjitur një kategori më sipër, teksa në fund fituan me 58 gola diferencë, nga të cilët 41 ishin autogola.

Trukimi i qartë bëri që mos kishte hetime në lidhje me fiksimin e pastër, me federatën në Afrikën e Jugut që vendosi të përjashtojë përjetë dy skuadrat.

Kjo nuk është hera e parë që në Afrikën e Jugut ndodhin gjëra të tilla, me një tjetër ndeshje që përfundoi 33-1. Edhe Sivulani Tigers dhe Kototo Boys u përjashtuan përjetë.