Pritet që Bundestagu gjerman të mblidhet në orën 20:00, ku do të diskutojë për afro 30 minuta paketën e amendimeve që grupimet CDU/CSU dhe SPD kanë paraqitur për Shqipërinë.

Në këtë paketë, janë vendosur 9 kushte për Shqipërinë që të hapet procesi i negociatave me BE. Së fundmi, kësaj pakete i janë shtuar dhe 3 kushte të tjera. Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Partia e të gjelbërve ka depozituar tre kushte për Shqipërinë.

Kushti i parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe i treti përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu