Një muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit, ku i mori jetën 51 personave, u pasua nga një solidaritet mes shqiptarëve për të dhuruar para për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

I pari që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, shumë biznesmenë shqiptar u shprehën të gatshëm për të dhuruar. Duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur nga sipërmarrësit shqiptarë, gazetari Enkel Demi ka thënë se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku dhe se shumë shpejt ABC-news do t’i japë emër për emër, pasi kjo gjë përbën mashtrim.

“Ka një të dhënë që është tronditëse. Shumë nga sipërmarrësit e mëdhenj kanë thënë se do japin shuma të mëdha parash, ku bëheshin fjalë për miliona euro, nuk kanë dhënë asnjë kryqe leku.

Kanë dhënë projekte në 3D siç është rasti i zotit Behgjet Pacolli. Sipërmarrësit e mëdhenj siç ne i qujmë me emrin e famshmëm “oligarkë” nuk kanë dhënë një kryqe leku.

Shumë shpejt ABC-news do ti jap emër për emër, pasi kjo gjë përbën mashtrim por mbi të gjitha po ndërtohen skema përfitimi”, ka deklaruar gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu