Gjatë intervistës në studion e Abc News, Enkel Demi i kujtoi kryeministrit Rama librin “Refleksione” të botuar nga kryeministri në fillim të viteve ’90 duke replikuar gjithashtu mbi “Ramën” e djeshëm dhe atë të sotmin, i cili nuk ngjan sipas gazetarit.

Demi e pyeti Ramën gjithashtu se përse nuk e jepte dorëheqjen tani, por kryeministri tha se ishte detyra e tij të qendrontë në këtë post.

Biseda:  

Enkel Demi: Je në njëfarë mënyre sundimtar, ja u them në sy këtë. Pse nuk e lexon librin Refleksione?

Edi Rama: Është herët të lexoj librat e mi

Enkel Demi: Mendoj se leximi i atij libri në këtë moment është i duhuri. Nëse Edi Rama që në atë kohë shkruante me Edi Ramën sot ka ndryshim të madh ..

Edi Rama: Duhet të vij nesër gjykimi për këta të dy.

Enkel Demi: Unë mëngjes për mëngjes çohem herët, shoh shumë shpesh që diku nga ora 6 botoni ndonjë frazë nga librat e shenjtë, dom Dom Marjan Paloka ka thënë në një intervistë të para do ditëve: “…ndryshimi i botës është i mundur, por jo si rrjedhojë e pandemisë. Si, atëherë? Me anë të shikimit. Duke i hequr sytë nga mbinjeriu e duke i kthyer te njeriu. Nëse i mbajmë sytë te mbinjeriu, na pushton errësira. Nëse i mbajmë te njeriu, na çliron drita…”. Juve jeni mbinjeriu apo njeriu?

Edi Rama: Jam i sigurtë që nëse i mbani sytë te njeriu dhe jo tek mbinjeriu do të kuptoni se unë jam njeri. Unë sot i kam sytë tek ata që nuk janë personazhe publike dhe janë në rrjetin tim social me të cilët unë debatoj, përplasem pa pushim jo se kam diçka personale me ta por se i shoh ata si pjesë e detyrës. Nëse me mbinjeriun ju ngatërroni gjatësinë time, unë ju them qe unë jam njeri me boshllëqet e veta.

Enkel Demi: Me mbinjeriun unë ngatërroj Edi Ramën sepse ai është sundimtar

Edi Rama: Nuk jam sundimtar, kam fatin dhe taksiratin nuk do doja të isha në një pozicion të tillë aq më tepër në këtë kohë.

Enkel Demi: Pse se jepni dorëheqjen nëse nuk doni të jeni kryeministër

Edi Rama: Jo por nuk është kështu, detyra ime është të qëndroj në front jo ta braktis. Nëse ju do lidheshin me covidin edhe ti merrnit fjalën që ai largohet nesër, nëse unë largohem sot, unë do e bëja, por unë nuk jam nga ata që tërhiqem nga fusha e betejës, unë i vazhdoj deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu