Ministrja Balluku eshte shprehur sot, se çmimi i ri i energjisë do të aplikohet nga qershori e në vazhdim. por sqaroi se fasha e ndryshimit po diskutohet mes shpenzimit mujor 700 deri 800 kilovat.

Konsumatorët shqiptarë që shpenzojnë më shumë, do ta paguajnë me çmim të rritur energjinë elektrike.

Qeveria është drejt finalizimit të paketës, megjithëse ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar pasi fasha mund të luhatet mes 700 dhe 800 kilovat/orë.

“Kemi bërë një analizë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikohen. Për abonentët familjarë do të zbatojmë të njëjtin çmim. Por kemi identifikuar edhe konsumatorë familjarë që kanë konsumuar deri në 5000 kilovat/orë. Por është e drejta e tyre që ta përdorin energjinë. Megjithatë, kjo energji do të paguhet të paktën me një çmim më të lartë se sa ajo që paguhet sot. Nuk po them me çmimin e tregut se do të ishte një shumë që nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori.” eshte shprehur ministrja Balluku.