Një mjek ka rënë në pranga para pak minutash.

Raportohet se ai është arrestuar nën akuzën për korrupsion

Raportohet se mjeku Fitim Marku, punon te skaneri i spitalit te traumes ne Tirane dhe është kapur duke marrë të paktën 200 euro ryshfet nga një i infiltruar.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive.

Në këto momente po vijon operacioni i policisë, i cili është zhvilluar paralelisht me operacionin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.