Finalizohen me sukses operacioni policor i koduara “ROAD GUARD 2”.

Operacionet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë.

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen automjeti dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Çeti Hazbia, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.