E kishte ndjekur dhe kur një grua e re, ka tërhequr paratë nga bankomati, ai kishte nxjerrë thikën duke e kërcënuar për ti marrë paratë.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe autor i kësaj grabitje të dështuar është Jordo (Leonard) Kumaraku.

Sipas Policisë së Sarandës Kumaraku ka tentuar që t’ja marrë paratë një 34-vjeçareje, në kohën që kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat.

Pas marrjes së njoftimit, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’, mbetur në tentativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu