Behet me dije se Policia e Shtetit Shqiptar, ne bashkpuni, me agjencite homologe nderkombetare, ka ekstraduar nje shtetas 30 vjeçar me banim ne Sarande.

Personi ne fjale ka mbi supe disa akuza te renda.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana, me zyrat homologe për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar Drini Valca 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtetasi Drini Valca, ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu