Policia e Vlorës ka arrestuar një 43 vjeçar nga Saranda, i dënuar me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i koduar “Kanina” çoi në pranga shtetasin Gladiol Metushaj,  i  shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të formës së prerë e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu