Dionis Abdiaj është kthyer në hero.

I lindur dhe rritur në qytetit Lamia në Greqi, në një familje emigrantësh nga Shqipëria, ai ka shpëtuar një djalë 1-vjeçar.

Kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1 vjeç, pasi prindërit mungonin.

Dionisi ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. 22-vjeçari sapo ka dëgjuar njërin prej vëllezërve që duke qarë i tha se foshnja ishte brenda në shtëpi, pa u menduar dy herë, hoqi xhaketën dhe hyri në dhomën mes flakëve për të shpëtuar djalin e vogël.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte i rrethuar nga flakët. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija shpëtoi dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta”, ka deklaruar Dionis Abdiaj.