Policia e Gjirokastres zbulon autorin e krimit te djeshem ne mbremje, ku u vra ne rrethana misterioze Gjergjj Alliasi 35 vjec pjestar i komunitetit rom.

Tok me te akuzuarin per vrasje, jane arrestuar dhe pese persona te tjere per moskallzim krimi.

Burimet policore konfirmojne emrin e te akuzuarit per vrasje dhe personave te tjere. I akuzuari per vrasje eshte Pariz Xhihani pjestar i komunitetit rom. Ndersa jane arrestuar per moskallzim krimi Niko Xhihani, Andon Ahmeti dhe Vasil Mehmeti.

Policia ka zbardhur ngjarjen sesi ka ndodhur episodi i vrasjes i cili mesa duket ka qene teresisht jo ne kushtet e paramendimit por kryesisht aksidental.

Viktima eshte shtyre teksa ziheshin me njeri-tjetrin pese te rinjte rom dhe aty 35 vjecari ka rene ne toke duke shkaktuar vdekjen e menjehershme. Gjithcka eshte faktuar fale kameras vezhguese se instaluar ne shkollen 9 vjecare te lagjes ‘Zinxhira’ filmimi i te ciles eshte marre ne cilesine e proves materiale nga grupi hetimor.

Materialet i ka marre ne dorezim Prokuroria e Gjirokastres per hetime te metejshme nderkohe qe pas 2 ditesh personat e arrestuar do t’iu vleresohet masa e arrestit ne shkallen e pare te gjyqesorit ne Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu