Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje nga fshati Kolonjë i Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Hektor Mele, 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër.

Shtetasi Hektor Mele, ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.07.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim ky shtetas, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.