Eshtë gjetuar në Himarë trupi i pajetë i gruas që u mbyt në det gjatë ditës së sotme, si shkak i një furtune të madhe që përfshiu bregun.

Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkepunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R.

Gruaja e identifikuar si Mirela Rama u zhduk në det pasi kishte dalë për peshkim bashkë me familjarët e saj dhe një të afërm të tyre.

Si pasojë e motit të keq, mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin është përmbytur, ndërsa janë shpëtuar bashkëshorti Robert Rama bashkë me djalin e tyre Avdyl Rama dhe personin tjetër që ndodhej në varkë me ta Fatjon Resulaj.

Robert Rama dhe Fatjon Resulaj janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali është dërguar në spital në gjendje më të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu