Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në doganën e Kakavijës, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e falsifikuar të Covid-19.

Ajo duke ditur pasojat, sapo ka vënë re që policia greke në kufij po e kontrollonte imtësisht përgjigjen e tamponit të falsifikuar, ka ikur me vrap duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Mësohet se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve, por që nuk ka lidhje me veprimin e paprecedentë të kryer nga 20-vjeçarja.

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu