Eshte gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi.

78-vjeçari kishte rezultuar i humbur prej dy ditësh ditësh teksa kishte shkuar për të peshkuar.

Denoncimi për humbjen e tij u krye nga familjarët në sallën operative të Policisë Fier.

Ka qenë djali i të moshuarit Altin Xhoxhi, ai i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij.

Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, por pa rezultat.

Trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur nga familjarer rreth ores 6:30 të mengjesit të sotëm 500 metra larg bregut.