Paul James, ish-futbollist i cili ka luajtur Botërorin e vitit 1986 në Meksikë, sot ka përfunduar duke fjetur në rrugë.

59-vjeçari që ka luajtur 47 herë me Kanadanë dhe ka pasur një karrierë me eksperienca te Toronto Blizzard, Hamilton Steelers, Doncaster Rovers, Ottawa Intrepid dhe London Lasers, krijoi varësi nga droga dhe u varfërua deri në atë pikë sa nisi të flinte në kartonë, rrugëve të Torontos.

Sot, ai sërish nuk ka shtëpi, por ndodhet në Londër, ku fle nëpër kisha dhe kërkon lëmoshë.

Për “Daily Mail”, James tregon: “Lyp që të jem i pavarur, dua të dukem normal. Dua të jem në gjendje të blej vetë rrobat e mia, mos t’i kem të përdorura. Kam vuajtur shumë, nëse do të vrisja veten nesër, asnjë nuk do të habitej. Por, nuk do e vras”.